Nora Gjakova fiton me ‘Ippon’ në Grand Slamin e Parisit

Xhudistja kosovare Nora Gjakova, e ka nisur me këmbë të mbarë turneun Grand Slam Paris 2025.
Gjakova e fitoi duelin ndaj kundërshtarës së saj franceze, Rania Drid në kategorinë e vlefshme deri në 63 kilogramë.
Pas kësaj fitoreje, Gjakova do ta ketë përballë në raundin e ardhshëm xhudisten kroate Iva Oberan.
Kosova në këtë turne të madh përfaqësohet nga pesë xhudistë:
Distria Krasniqi (-52 kg)
Erza Muminoviq (-52 kg)
Nora Gjakova (-63 kg)
Akil Gjakova (-73 kg)
Dardan Cena (-73 kg)