Noonan, 16-vjeçari që shkroi histori në garat e UEFA-s

16-vjeçari Michael Noonan, ka shënuar gol të fitores në debutimin për Shamrock Rovers të enjten mbrëma, kur skuadra irlandeze e mposhti Molden në ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut të Ligës së Konferencës.
Noonan, me 16 vjet e 197 ditë, u bë golashënuesi më i ri në histori të kësaj gare, kur realizoi në minutën e 57-të pas harkimit të Dylan Wattsit.
E ka thyer rekordin e lojtarit të Heartsit, James Wilson, i cili kishte shënuar ndaj Petrocubit me 17 vjet e 288 ditë në muajin dhjetor në Ligën e Konferencës.
Noonan tani është edhe golashënuesi i dytë më i ri në ngjarjet e organizuara nga UEFA.
Rekordin e mban Nii Lamptey, i cili shënoi për Anderlechtin në Kupën e UEFA-s me 16 vjet e 100 ditë.
Shamrock Rovers është skuadra e parë irlandeze që arrin në fazën nokaut të një ngjarje madhore evropiane dhe tani synon të kalojë në 1/8 e finales.
Në javën tjetër, Molden e pret në shtëpi.
Fituesi i këtij ballafaqimi do të luajë kundër Cercle Brugget apo Legias së Varshavës në raundin tjetër.
Në të njëjtën natë kur Noonan shkroi historinë, mesfushori i Ajaxit, Jorthy Mokio, u bë 16-vjeçari i tretë që shënon në Ligën e Evropës.
Ai realizoi me vollej-goditje në fitoren 2:0 ndaj Royale Unionit.