Një person u gjet i vdekur në Gjilan / Në xhep kishte 3 telefona dhe rreth 80 mijë franga

Personi që u gjet i vdekur mbrëmë në bodrumin e një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë, i ardhur nga Zvicra, në xhep kishte 3 telefona celularë dhe rreth 80 mijë franga, mëson Express nga burime të besueshme.

Po ashtu, sipas burimeve, policia ka gjetur frangat dhe telefonat në xhepat e rrobave të viktimës.

Gjithashtu, lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar policia, sot gjatë ditës.

Me datë 26.02.2024 rreth orës 22:37, Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë  është vërejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion”, ka konfirmuar policia.

Lajmet Një person u gjet i vdekur në Gjilan / Në xhep kishte 3 telefona dhe rreth 80 mijë franga >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>