Një person gjendet i vrarë me armë zjarri brenda në makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër.

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në automjetin e tij në fshatin Dragoç të Postribës.

Raportohet se viktima është një 33-vjeçar i identifikuar si R. M.

Ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker