Një orë protestë, mesazhet e Berishës dhe Metës për shqiptarët

Një orë e 15 minuta ka zgjatur protesta e thirrur nga Partia Demokratike para kryeministrisë. Në protestën e ditës së shtunë e cila nisi në orën 17:30 dhe u mbyll në orën 18:44, mbajtën fjalën e tyre disa prej ekspontentëve më të lartë të opozitës.

I pari që hapi serinë e fjalimeve ishte kreu i PR, Fatmir Mediu, ndërsa ai që e mbyllu protestën me fjalimin e tij ishte Sali Berisha.

Ndërkohë edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një audiomesazhi iu drejtua protestueve ku ju bëri thirrje që bashkë me emigrantët të votojnë në 11 maj për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

“Ndaj 11 Maji është dita historike e skadencës së Narkoregjimit dhe Narkodrejtësisë.11 Maji do të jetë dita e triumfit të sovranit, të patriotëve dhe liridashësve. 11 Maji do të jetë dita e përmbysjes së këtij modeli të Narkoekonomisë në shërbim të një pakice mizore dhe të pastrimit të parave të tyre dhe ndërtimit të një modeli ekonomik që mbështetet në prodhimin vendas dhe zhvillimin e bujqësisë, të industrive, inovacionit dhe nxitjen e eksporteve që rrit produktivitetin dhe garanton paga dinjitoze për të rinjtë tanë. Gjej rastin t’i ftoj të gjithë vëllezërit tanë emigrantë kudo ndodhen, që të nxitojnë që të regjistrohen, që të mos humbasin këtë mundësi historike për të kontribuar për rivendosjen e vendit të tyre në shinat e Kushtetutës, për rikthimin e lirisë, të demokracisë dhe të llogaridhënies dhe në këtë menyrë i hapet rruga dhe riintegrimit të tyre në Atdheun e tyre”, tha Meta në fjalën e tij.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se 11 maji do të jetë dita e triumfit dhe rikthimit të demokracisë në vend. Ai ju bëri thirrje qytetarëve që ta kthejnë natën ditë dhe ta bëjnë të pamundurën të mundur.

Ndërsa premtoi se me ardhjen e PD në pushtet, Shqipëria do të lulëzojë.

“Me programin tonë kemi faktuar vjedhjet e tmerrshme që u ka bërë shqiptarëve. Edi Rama, i pashpirt, i la pensionistët shqiptarë në gjendjen më të mjerë që mund të jenë pensionistët në botë. Shumë prej tyre, me pensionin që marrin nuk blejnë dot as ilaçet e një jave. Dhe ka tre muaj që kalon nga një skenë në tjetër për t’i mashtruar ata. Sjell dëshmitarë të rremë me pashpirtësi.

Ja ku jemi këtu dhe i themi çdo pensionisti se kurrë pas 11 majit, asnjë prej jush nuk do ketë më pak se 200 euro në muaj. nJo vetëm kaq, por çdo njeri prej jush do ketë kartën e konsumatorit për t’u kthyer TVSH-në, e cila është e barabartë me tre pensione. Mbaji për vete bonuset e mashtrimit elektoral Edi Rama. Ne do u kthejmë pensionistëve TVSH-në e të gjitha blerjeve ushqimore që bëjnë në një vit. Jo vetëm kaq, çmime krejt të tjera do kenë për qiratë në ndërtesat sociale, do kenë për ujë, drita. Dhe i garantoj ata se kjo përpjekje nuk do ndalet gjer sa të marrin pensionet më të mëdha në rajon. Programi ynë e ka tmerruar, e ka verbuar sepse ai program po nxjerr në dritën e diellit të gjitha mashtrimet e tij monstruoze. Ne u premtojmë të gjithë punëtorëve me rrogë të ulët, se në Shqipëri pas 11 majit, brenda 3 muajsh, nuk do ketë rrogë nën 500 euro. Dhe se ky do jetë pragu me të cilin do ecim drejt rrogës minimale më të lartë më rajon. Brenda vitit, rroga mesatare do jetë 1200 euro. Miqtë e mi, ne jemi parti e taksave të ulëta. Ne besojmë se paratë në xhepat e qytetarëve janë më të vlefshme për shoqërinë dhe qytetarin se në arkat e shtetit. Prandaj dhe biznesi i vogël, shikoni çfarë bën mashtruesi. Ua ka dhjetëfishuar taksat lokale. I garantoj bizneset e vogla se pas 11 majit, së pari do përgjysmohen, së dyti do ecet me shpejtësi drejt një të pestës së tyre. Energjia, që sot ato e paguajnë 18 deri 24 lekë, do jetë 3.2 herë më e ulët. Do jetë 7 lekë. Tarifat e sipërfaqeve të sipërmarrjeve të bizneseve do pjesëtohen me tre. Do ulen tre herë. Taksa e sheshtë 10 përqind për bizneset e tjera është zotimi ynë. Biznesi i vogël do paguajë gjysmën e asaj që paguan sot për sigurimet shoqërore”, tha Berisha.

Kujtojmë që gjatë protestës pati incidente të vogla, ku tre oficerë policie mbetën të plagosur si pasojë e hedhjes së kapsollave nga ana e protestuesve.

Duhet theksuar se kjo ka qenë protesta më e shkurtër e zhvilluar nga opozita./vizionplus

 


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker