Një muaj paraburgim ndaj Naser Hafizit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj zyrtarit të MMPHI Naser Hafizi, i arrestuar dje në Aeroportin e Prishtinës, për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës, shpëlarja e parave, raportim i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.
Gjykata vlerësoi se e paraburgimi është masë e domosdoshme, pasi nëse i pandehuri lihet në liri, mund t’i asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprave penale, ose të pengojnë rrjedhën normale të hetimeve. Po ashtu, lënia në liri e të pandehurit, mund të përdoret si mundësi që ai të ndikojë në dëshmitarët kyç të këtij rasti penal.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.