Një kopsht zoologjik në Skoci adoptoi një ari që i mbijetoi luftës në Ukrainë

Një ari i murrmë aziatik, i gjetur në një kopsht zoologjik të braktisur në Ukrainën lindore, pesë muaj pas pushtimit rus në vitin 2022, ka gjetur një shtëpi të re në Skoci.

Jampil, i quajtur sipas fshatit në Donetsk ku jetoi, është vetëm ndër të paktat të mbijetuar nga 200 kafshët që jetonin atje.

Pasi u shpëtua, ai u kujdes nga Shoqata Belge për Mbrojtjen e Kafshëve, përpara se të bënte udhëtimin dymbëdhjetë orësh për në kopshtin zoologjik ‘Five Sisters’, 32 kilometra në perëndim të Edinburgut.

“Kur vullnetarët gjetën Jampilin, ai u trondit i gjithë sepse një granatë kishte shpërthyer afër kafazit jo shumë kohë më parë. Ai ishte në një gjendje të tmerrshme, nëse do të kishin kaluar pesë ditë të tjera, nuk do të kishim mundur ta shpëtonim”, tha pronari i kopshtit zoologjik Brian Koran.

“Ne kemi ekipin më të mirë të mundshëm për t’u kujdesur për të dhe për ta ndihmuar atë të ndihet i qetë dhe paqësor përsëri”, shtoi ai.

Jampil do të vendoset në një kafaz të përkohshëm derisa stafi i kopshtit zoologjik, i cili më parë strehonte arinj nga cirqet udhëtues, të mbledhë para për një zgjidhje të përhershme./abcnews.al

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>