Një kollitje e pandërprerë kaplon presidentin rus në fjalimin e tij të Vitit të Ri

Spekulime të ndryshme ka pasur për shëndetin e presidentit rus Vladimir Putin ndërkaq së fundmi u pikas diçka tjetër gjatë fjalimit të tij për Vitin e Ri.

Sipas videos që po shpërndahet në rrjetin social Twitter, pjesë e shkurtër e fjalimit të tij – Putini shihet derisa kollitet shpesh derisa tentonte të fliste, kollitja po ia pamundësonte atij të shprehte fjalët.

Një faqe si duket ukrainase shpërndau videon derisa ngriti çështjen se sa i sëmurë është presidenti rus, derisa thekson se shëndeti i tij ka qenë subjekt i një spekulimi të gjerë. Por kollitja e çuditshme sipas faqes sugjeron se ai nuk është mirë me shëndet.

Videoja gjithashtu u shpërnda nga gazetari i BBC-s, Francis Scarr.

Presidenti Putin vizitoi selinë e qarkut ushtarak jugor të vendit të tij dhe regjistroi video-mesazhin për Vitin e Ri të shtunën.

Në regjistrimin nëntë minutash – fjalimi më i gjatë i tij Vitit të Ri – Putin tha se “drejtësia morale dhe historike është në anën e tyre”, sipas CNN.

“Ishte një vit me ngjarje vërtet të rëndësishme, fatale. Këto ngjarje janë bërë ky kufi, i cili hedh themelet për të ardhmen tonë të përbashkët, pavarësinë tonë të vërtetë”, tha ai, në një referencë të fshehtë për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Putin e regjistroi fjalimin në një bazë ushtarake në qytetin e Rostov-on-Don.

Gjatë vizitës së tij të shtunën, udhëheqësi rus foli me komandantët e ushtrisë dhe ua dorëzoi flamujt e betejës formacioneve të reja ushtarake.

Edhe pse Rusia është goditur nga sanksionet perëndimore për vite me radhë, Putin mes tjerash tha se “një luftë e vërtetë sanksionesh është shpallur kundër tyre këtë vit”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!