Një i vrarë dhe një e plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë

Sonte në Prishtinë është vrarë një person, gjuajtja me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada”. Nga të shtënat me armë zjarri është plagosur edhe një person i gjinisë femërore. E plagosura është dërguar për mjekim në QKUK.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se po punohet me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Konfirmimi i plotë i Borovcit:

Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku  fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë.

Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajmet Një i vrarë dhe një e plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>