Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në rrugën Kamenicë – Gjilan

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 06: 40 në rrugën Kamenicë- Gjilan.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani konfirmoi për portalin rtv21.tv se viktima ka vdekur një orë pas aksidentit pasi që pavarësisht intervenimit mjekësor nuk ka arritur të iu mbijetojë lëndimeve të marra.

“Njësia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vende të ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndërruar jetë. Drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë . Prokuroi i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident i rëndë.”, tha Hashani./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker