“Një i lidhur me një deputet të PD”, Balla replikon me Bardhin: Të gjithë e dinë kush është 45-vjeçari flokëshkurtër, pyet Saliun

Çështja e “Xibrakës” u bë shkak për replika këtë të enjte në Kuvend mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

Ky i fundit, e këshilloi Bardhin që të shkojë të pyesë kryedemokratin Sali Berisha se kush është 45-vjeçari i përmendur në dosje, që demokratët pretendojnë se është vëllai i kryeministrit Edi Rama. Balla tha se Berisha e di fare mirë që nuk është Olsi Rama, madje ai shtoi se personi në fjalë është i lidhur me një deputet të Partisë Demokratike.

“Ata që kanë qenë këtu e dinë fare mirë kush është ai bruni flokëshkurtër 45-vjeçar. E di ti fare mirë. Shko pyet Saliun. Shko sot poshtë atje ballkonit. Edhe thuaji Sali kush është ai. Saliu e di kush është ai, se Saliu e ka thënë këtu në këtë sallë kush është. Është një i lidhur me një deputet të partisë tënde. Këtë gjë e dinit, pse u kthyer ju pas 9 vitesh tek kjo fabul. Ju e dini fare mirë që nuk është Olsi Rama. Është hetuar për këtë gjë. Pyetja që shtrohet është kush po ju paguan ju ta riktheni këtë çështje”, tha Balla.

Ndërsa Bardhi e kujtoi ministrin Balla se dijenia për identitetin e këtij personi dhe fakti që nuk ia ka përcjellë prokurorisë këtë të dhënë përbën moskallëzim krimi.

“Unë një pyetje ju bëra, një kërkesë ju parashtrova. Ju pyeta nëse ka raporte vëzhgimi të forcave operacionale pa foto dhe video shoqëruese. Do ishte mirë të kishim një përgjigje. Dhe gjithashtu ju thirra pse nuk e keni bërë publike këtë foto që të kishit mundësinë t’i jepnit opinionit publik pamjen e këtij 45-vjeçari që ju e ditkeni. Është krim i rëndë ajo që thatë këtu, që ju e ditkeni si ministër i Brendshëm, identitetin e këtij personi dhe nuk përcillni zyrtarisht në prokurori se kush është ky person. Dijenia në këtë rast sepse prokuroria e ka në kërkim këtë person, dosja është e pezulluar, iu vendos përpara përgjegjësi për moskallëzim të krimit”, tha Bardhi.

Javën e shkuar, Gazment Bardhi iu rikthye çështjes së laboratorit të kokainës që u zbulua në 2014-n në Xibrakë të Elbasanit. Bardhi pretendon se një prej personave të paidentifikuar në dosjen hetimore, i cili në atë kohë ishte 45-vjeç, është Olsi Rama, duke e akuzuar kështu vëllain e kryeministrit si pjesë e grupit të trafikut të drogës.

Pikërisht këto akuza, bënë që Olsi Rama dy ditë më parë t’i drejtohej SPAK-ut me një kallëzim penal për Bardhin. Duke mohuar çdo lidhje me akuzat, në kallëzimin e dorëzuar në Prokurorisë së Posaçme, Olsi Rama tha se deklaratat e deputetit demokrat përmbajnë elemente të veprës penale të kallëzimit të rremë, të bërë për motive politike.

Lajmet “Një i lidhur me një deputet të PD”, Balla replikon me Bardhin: Të gjithë e dinë kush është 45-vjeçari flokëshkurtër, pyet Saliun >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>