Një grua nga Vitia arrestohet e armatosur në Prishtinë, Policia jep detajet

Një tentimvrasje ka ndodhur sot në qytetin e Vitisë. Sipas policisë bëhet fjalë për një grua që ka poseduar në mënyrë të kundërligjshme armë.

Nga policia thonë se në bazë të informacioneve për gjendjen psikologjike momentale të saj dhe disa mesazheve të përcjella nga e dyshuara, e njëjta me armën të cilën e kishte në posedim ekzistonte dyshimi se do të shkaktoj lëndime vetës apo personave të tjerë.

“Me datën 31.05.2024 rreth orës 14:00 Stacioni Policor Viti përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se një femër kosovare nga qyteti i Vitisë në rrethana ende të pasqaruara është vënë në posedim të një arme zjarri duke u larguar më pas me veturën e saj në drejtim të panjohur. Në bazë të informacioneve për gjendjen psikologjike momentale të saj dhe disa mesazheve të përcjella nga e dyshuara, e njëjta me armën të cilën e kishte në posedim ekzistonte dyshimi se do të shkaktoj lëndime vetës apo personave të tjerë”, thuhet në njoftim.

E njëjta më pas është arrestuar afër një qendre tregtare në Prishtinë.

“Falë reagimit të shpejtë, profesional dhe veprimeve të shpejta operative hetimore të njësitit të hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale në Gjilan dhe bashkëpunimit me njësitin e hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale Prishtinë e dyshuara është arritur që të identifikohet, lokalizohet dhe arrestohet afër një qendër tregtare në qytetin Prishtinës pa i shkaktuar asnjë pasojë e pa lënduar vetën apo të tjerët. Po ashtu gjatë arrestimit nga e dyshuara është konfiskuar edhe arma e zjarrit të cilën e dyshuara e kishte në posedim. Me urdhër të Prokurorit të shtetit e dyshuara është duke u intervistuar, ndërsa njësiti i hetimeve janë duke punuar ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastin”, thuhet në njoftim.

Lajmet Një grua nga Vitia arrestohet e armatosur në Prishtinë, Policia jep detajet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>