Një grua nga Rahoveci sulmohet nga djali e nusja e saj, lajmërohet në polici

Një grua nga Rahoveci është lajmëruar në polici me pretendimin se është sulmuar nga djali i saj e nusja poashtu.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, përcjell 07 Press.
“Më 08.09.2023 në polici është paraqitur ankuesja femër kosovare dhe e njëjta ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj dhe nusja e djalit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”.
Lajmet Një grua nga Rahoveci sulmohet nga djali e nusja e saj, lajmërohet në polici >> Portal informacionesh nga Kosova.