Një grua kanosi policët, dërgohet në mbajtje

Një grua është arrestuar pasi që e njëjta ka kanosur dy zyrtar policorë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:55 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka kanosur dy zyrtar policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker