Një ditë më shumë pushim për administratën shtetërore

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “X” se data 15 mars do të jetë ditë pushimi për administratën shtetërore.

Ky vendim i Këshillit të Ministrave, thotë Rama, do t’u japë mundësinë punonjësve të shtetit, që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së Verës dhe fundjavës, pra të premten.

“Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithsesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës”, shkroi Rama.

Lajmet Një ditë më shumë pushim për administratën shtetërore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>