Niset drejt Turqisë edhe një ekip i FSK-së

Edhe një ekip i FSK-së niset drejt Turqisë.

Është nisur sot edhe një ekip e Forcës së Sigurisë së Kosovë, për të mbështetur operacionet e Kërkim-Shpëtimit të kontingjentit të FSK-së, në Zonën e Operacionit në Republikën e Turqisë.

Kështu ka bërë të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës, në një njoftim zyrtar.

Ekipi i përbërë nga oficerë e nënoficerë do t’i bashkohet kontingjentit për të mbështetur operacionet me personel dhe pajisje specialistike të punës që do të ndihmojnë në zhvillimin sa më efikas të operacioneve.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!