​Nis takimi i liderëve të subjekteve politike me Albin Kurtin

Ka filluar takimi mes liderëve të partive politike për të gjetur një zgjidhje për konstitumin e legjislaturës së nëntë, raporton KosovaPress.

Në takim nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po marrin pjesë Albin Kurti, Faton Peci, Mimoza Kusari, ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës kryetari Memli Krasniqi e Vlora Çitaku, nga Lidhja Demokratike e Kosovës kryetari Lumir Abdixhiku me deputeten Hykmete Bajrami, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është deputetja Time Kadrijaj, kryetari i NISMA Fatmir Limaj.

Pjesë e takimit janë edhe partitë e minoriteteve, por je edhe Lista Serbe. Pas takimit do të ketë konferencë për media.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë jo më larg se tridhjetë ditë

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker