Nis parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës
Për nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Prishtinë ka nisur ceremonia e parakalimit të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.
Parakalimi ka nisur nga objekti i Qeverisë së Kosovës dhe do të vazhdojë deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.
Në këtë ngjarje po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, familjarë të dëshmorëve e mysafirë tjerë nga rajoni dhe më gjerë.
Në këtë ceremoni, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se këta trima e trimëresha që parakalojnë sot në shesh, janë forca të paqes dhe në mbrojtje të paqes e do të jenë gjithmonë në mbrojtje të Kosovës në çdo cep të saj.
Lajmet Nis parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës >> Rahoveci INFO.