Nis nënshkrimi i peticionit për largimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut

Qytetarë në Mitrovicën e Veriut janë grumbulluar të mërkurën në mëngjes afër sallës së sportit në këtë komunë, për të nisur peticionin për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.

Në të njëjtën kohë pritet të nisë peticioni edhe në Leposaviq.

Në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq e Zubin Potok, iniciuesit e peticionit kanë kohë deri më 22 janar të mbledhin nënshkrimet e nevojshme, e në Zveçan edhe pesë ditë më shumë.

Në udhëzimin administrativ të bërë sivjet, duhet që 20 për qind e votuesve të regjistruar të nënshkruajnë peticionin, për të çuar në votim procesin për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Në këtë rast, në Mitrovicën e Veriut, numri i votuesve është: 18,199.

Sipas përllogaritjeve, 3,640 votues përbëjnë 20% të trupës elektorale.

Nëse konfirmohet nënshkrimi i peticionit nga të paktën 20 për qind e votuesve të regjistruar, në procesin e votimit duhet të votojnë pro të paktën 50 për qind, për ta rrëzuar kryetarin.

10 ditë më parë, kjo komunë nuk e pati pranuar kërkesën e një grupi për t’u regjistruar si grup nismëtar për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e Erden Atiqit.

Udhëzimi Administrativ për shkarkimin e kryetarëve të komunave nëpërmjet peticionit u miratua pasi nëpërmjet protestave, serbë të veriut kundërshtuan zgjedhjen e autoriteteve lokale që morën mandatin në procesin elektoral, i cili u bojkotua nga Lista Serbe.

Lajmet Nis nënshkrimi i peticionit për largimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>