Nis me protestë java në QKUK, punëtorët zbrazin zyrat dhe mbushin korridoret


Java nis me protestë në QKUK, punëtorët zbrazin zyrat dhe mbushin korridoret.
Java në QKUK ka nisur me një protestë. Administrata dhe shërbimet teknike në QKUK kanë filluar protestën që në orët e para të ditës së sotme. Shkak për këtë është ulja e pagave me ligjin e ri të pagave.
Punëtorët e administratës dhe shërbimeve teknike në QKUK kanë zbarazur zyret dhe kanë mbushur korridoret si shenjë proteste ndaj uljes së pagave.
Kjo nuk do të jetë protesta e vetme sot në QKUK.
Një grup i specializantëve protestojnë për shkak të anulimit të kujdestarive shtesë nga ana e ShSKUK-së nga ora 10:30.