Ngrihet Komisioni për Dezinformimin, mediat dhe portalet do kalojnë në filtra për financimet

Me votat vetëm nga mazhoranca socialiste në parlament Konferenca e Kryetarëve, ka miratuar ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për Dezinformimin.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, iu përgjigj shqetësimeve të deputetëve të opozitës, Flutura Açka e Jorida Tabaku.

Ekzaktësisht ky komision do të marrë në shqyrtim edhe zbatimin e ligjit të AMA. Komisioni i Posaçëm i PE ka zgjatur më shumë se dy vjet dhe është marrë me të gjitha ndërhyrjet në shtetet e BE“, deklaroi Çuçi.

Nga opozita u deklarua vetëm Flutura Açka.

Kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi ju kujtoi socialisteve një Rezolutë të Kuvendit për këtë çështje në vitin 2019, që sipas tij e miratuan dhe e harruan.

Gazment Bardhi: Do duhet të hiqet çdo dileme për ndërhyrje në lirinë e medias. Nëse nuk është ky qëllimi i fshehur, duhet të marrin kohën e nevojshme dhe mos e trajtojmë si një temë për konsum ditor. Ka një Rezolutë të Kuvendit në 2019, e miratuat dhe e harruat. E trajtuat si temë dite dhe aq. Aty përcaktohet detyrimi që institucionet e sigurisë të sjellin raport në Kuvend, gjë që nuk e kanë bërë. Duhet të konsuktohemi me shoqatat e medias, që qartësohet objekti dhe motivet, çfarë do të trajtojë dhe pse duhet.

Në fund u miratua ngritja e komisionit vetëm me votat e mazhorancës ndërsa opozita kërkoi më tepër kohë.

Lajmet Ngrihet Komisioni për Dezinformimin, mediat dhe portalet do kalojnë në filtra për financimet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>