Ngrihet alarm i kuq – Konfirmohet rasti i parë, 9-vjeçarja infektohet me virusin A-H5

Ekuadori raporton rastin e parë të një njeriu të infektuar me gripin e shpendëve, disa javë pasi sëmundja e përhapur globalisht u zbulua në fermat e shpendëve në vendin e Amerikës së Jugut.

Gripi ka prekur një vajzë të mitur 9- vjeçare në provincën e Bolivarit.

“Rasti i parë i gripit A-H5 ( gripi i shpendëve ) u konfirmua në një vajzë nëntë vjeçare në provincën e Bolivarit. Ne supozojmë se infeksioni është transmetuar nga kontakti i drejtpërdrejtë me zogjtë që bartin virusin”, tha në një deklaratë ministria e shëndetësisë në zemër të Andeve./Rahoveci.info.info/

Lajmet Ngrihet alarm i kuq – Konfirmohet rasti i parë, 9-vjeçarja infektohet me virusin A-H5 >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!