Ngricë dhe borë, aksidentohet makina në rrugën e Kombit, shpëton mrekullisht familja

Reshjet e borës kanë nisur edhe në rrugën e Kombit, ku për pasojë ka prezencë akulli.

Vizion Plus mëson se një automjet ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale të mjetit, fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

Në këtë automjet po udhëtonin tre anëtarë të një familje. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bankinën anësore.

Nga përplasja makina ka pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa fati ka shpëtuar tre udhëtarët në të.

Drejtuesit e automjeteve duhet të tregohen shumë të kujdesshëm nga prezenca e borës e akullit në segmentin Fan – Kolsh pasi ka prezencë të borës e akullit.

Lajmet Ngricë dhe borë, aksidentohet makina në rrugën e Kombit, shpëton mrekullisht familja >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>