​Ngjarjet e datës 9 tetor

Mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). (KGJK, ora 09:00)

Oda e Minierave të Kosovës organzion Forumin e Minierave të Kosovës. (Hotel “Sëiss Diamond Hotel”, ora 09:00)

Mbahet seanca ndaj të akuzuarve për sulm të terrorist në Banjskë të Zveçanit. (Gjykata Themelore në Prishtinë, Pallati i Drejtësisë, ora 09:30)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere voton Raportin vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023 dhe shqyrton Raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për Projektligjin nr.08/L-283 për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin për kundërvajtje. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 intervistton dëshmitarët Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme e MAShTI, Avni Rexha, U.D. Drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar, Genc Hamzaj, AshI.(Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takon Aivo Orav, udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 14:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon ditën e dytë të edicionit të 4-të të Festivalit të Filmit Sportiv “Prishtina 2024”. (Kino Armata në Prishtinë, ora 17:15)

Lidhja Demokratike e Kosovës, mban takimi konstituiv të Forumit të Këshilltarëve Lokal të LDK-së. Mediet do të mund të qëndrojnë në sallë për fjalimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. (Klan Arena, ora 17:30)

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker