Ngjarjet e datës 2 tetor

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 – 16:30)

Mbahet konferenca për Edukimin Mediatik BE-Ballkani Perëndimor. Marrin pjesë ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav dhe ministrja e MASHTI, Arbërie Nagavci. (Hotel “Swiss Diamond” në Prishtinë, ora 09:00)

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare  “FSK dhe Partnerët 2024”. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)

Instituti për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS” mban konferencën me temën: “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane”. (Instituti “OCTOPUS”, ora 09:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit për Procesin e Berlinit me deputetet anëtare të Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian nga pushteti dhe opozita. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton në parim i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim si dhe pritet të shqyrtojë Raportin  vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK) dorëzon Draft Kontratën e re Kolektive të Arsimit. (MASHTI, ora 11:00)

Shtëpia e Gazetarëve mban tryezë diskutimi për të shënuar një çerek shekulli të Angazhimit Gjerman në Kosovë. (Ish-shtëpia e mallrave “Germia”, përballë Teatrit Kombëtar, ora 11:00)

Hapet edicioni të dytë të Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë. (Amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

Komisioni për Integrime Evropiane mban takim meAmbasadorin Aivo Orav, Shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 14:00)

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>