Ngjarje e rëndë në Drenas / Burri rrah partneren e tij, ajo duke ikur goditet nga një veturë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së martës në Drenas, ku një grua është goditur aksidentalisht nga një veturë.

Policia e Kosovës njofton se viktima duke ikur nga dhuna që po ia shkaktonte partneri i saj, ka dalë në rrugë dhe është goditur nga një veturë.

Si pasojë e kësaj, ajo ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ishte fjalosur e më pas dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. E njëjta dyshohet se ishte goditur aksidentalisht nga një veturë, me ç’rast është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje’.

Lajmet Ngjarje e rëndë në Drenas / Burri rrah partneren e tij, ajo duke ikur goditet nga një veturë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>