Ngecin Ballkani e Malisheva – Drita, kampione vjeshtore e Superligës

Dy skuadrat që po luftojnë për kreun e tabelës në Superligë, Ballkani dhe Malisheva, kanë lëshuar pikë të rëndësishme të dielën në kuadër të xhiros së 16 të elitës së futbollit kosovar. Ballkani barazoi në udhëtim me Ferizajn, 1:1 ndërsa Malisheva u ndal në shtëpi nga Feronikeli, 0:0.
Këto rezultati i shkojnë për shtati Dritës, që kryeson tabelën me 37 pikë dhe tashmë është kampione vjeshtore.
Dje u zhvilluan dy ndeshje: Prishtina-Gjilani 2:2 dhe Drita-Dukagjini 2:0, ndërsa xhiroja e 16 mbyllet të martën me takimin Suhareka-Llapi, që fillon prej orës 13:00./21Media