Nga sot ka filluar Ekzekutimi i pagesës së dëmeve nga vërshimet në komunën të Rahovecit

📣 KA FILLUAR SOT EKZEKUTIMI I PAGESËS SË DËMEVE NGA VËRSHIMET E DATËS 17.09.2022 PËR AMVISËRI DHE EKONOMI FAMILJARE

Komuna e Rahovecit në shtator të vitit 2022, si pasojë e vërshimeve, ka pësuar dëme të konsiderueshme në bujqësi, ekonomi familjare dhe amvisëri dhe ne si institucion kemi formuar menjëherë një komision komunal i cili në bashkëpunim me qytetarët të cilët janë dëmtuar, me ditë të tëra ka bërë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve.

Komisioni komunal pas një pune të jashtëzakonshme në vlerësimin objektiv të dëmeve, ka hartuar raport profesional të detajuar sipas standardit të kërkuar nga komisioni qendror i kryesuar nga z. Kastriot Lajçi, i cili ka bërë punën me përkushtim të madh dhe ka dëshmuar se është shembull i bashkëpunimit, për çfarë edhe u jemi mirënjohës dhe falënderues.

Komuna e Rahovecit përgjatë kësaj periudhe më shumë se një vjeçare, ka bërë përpjekje të vazhdueshme duke harmonizuar të gjithë procesin në bashkëpunim të plotë me AME-në, me qëllim që asnjë qytetarë të mos mbetet pa u dëmshpërblyer.

Poashtu, ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme në hapjen dhe rregullimin e shtretërve të përrenjve me qëllim që të mos përsëriten vërshime dhe dëmtime të tilla si ato të 17 shtatorit të vitit 2022.

Sot, kur më në fund morëm lajmin që është kompensuar 90% e vlerës së dëmeve për 323 familje nga komuna e jonë, shfrytëzoj rastin të falënderoj drejtorinë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, të gjithë anëtarët e komisionit komunal dhe atij qendror për angazhimin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e treguar, poashtu falënderoj qytetarët për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e treguar gjatë vlerësimit të dëmeve!

Ne do të vazhdojmë të tregojmë seriozitet, gatishmëri dhe profesionalizëm për t’i qëndruar afër secilit qytetar i cili ka nevojë për mbështetje institucionale!

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>