Nga nëntori Policia e Kosovës nuk lëshon vërtetime të kaluarës kriminale

Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare, ka bërë të ditur se nga data 1 nëntor nuk do të lëshojë vërtetime të kaluarës kriminale.

“Ndërprerja e lëshimit të vërtetimeve i referohet Ligjit Nr. 08/L-194 mbi Sistemin Qendror të Evidencës Penale, i cili shfuqizon çdo dispozitë tjetër ligjore që përcakton nxjerrjen apo lëshimin e certifikatave që ndërlidhen me evidencën penale”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, transmeton rtv21.tv

‘“Departamenti i Evidencës Qendrore Penale pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës mbetet përgjegjës për t’i lëshuar këto vërtetime, prandaj palët kërkuese/qytetarët mund të aplikojnë në gjykatat që mbulojnë territorin e tyre”, bëhet e ditur në njoftim. /21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker