Nga kopshtet e huaja në tryezat e kosovarëve – veç domate u importuan vjet në vlerë 12 milionë euro
Edhe pse Kosova ka kushte klimatike për prodhimin e kulturave të ndryshme bujqësore, sasinë më të madhe të tyre e importon. Domatet, specat, patatet e mollët – ndër më të konsumuarat gjatë stinës së verës – shumica vijnë nga jashtë. “Për të gjitha këto, kushtet në Kosovë – qofshin klimatike, qofshin tokësore – janë të favorshme”, thotë profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës…