Nga Federata Rumune e Futbollit nuk duan të përballen më me Kosovën

Nënkryetari i Komisionit Teknik të Federatës Rumune të Futbollit, Aurel Ticleanu, ka thënë se nuk do të ishte mirë që në të ardhmen të ketë përballje në mes Kosovës dhe Rumanisë.

Ai ka thënë se një gjë të tillë do ta kërkojë në UEFA edhe Federata e Futbollit e Kosovës.

“Mendoj se tani e tutje nuk do të biem në asnjë grup me ta në shorte. Nga këndvështrimi im, do të ishte më mirë të mos luanim më me Kosovën. Ne nuk kemi asnjë problem me ta. Unë isha atje, luajta, asgjë nuk ndodhi. Ata erdhën te ne dhe dy herë u larguan nga fusha. Në ndeshjen e partë kishte disa pankarta, tani jo. Duke qenë një çështje delikate politike, të gjithë shfrytëzojnë në maksimum rrethanat përkatëse. UEFA do t’i dëgjoj të gjitha palët e përfshira dhe mendoj se këtë kërkesë do ta bëjnë edhe në Kosovë ‘në të ardhmen të mos na vendosin me një grup me Rumaninë’”, ka thënë Ticleanu për “gsp.ro”. Vendimi për ndeshjen Rumani – Kosovë pritet të merret shumë shpejtë nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker