Nga Chelsea në Arsenal, një transferim i papritur

Portieri spanjoll Kepa Arrizabalaga është shumë pranë kalimit te Arsenal. Sipas raportimeve nga “Sky Sports Neës”, Kepa pritet të mbërrijë në Londër këtë javë për të finalizuar kalimin e tij nga Chelsea te “Topçinjtë” për një shumë prej 5 milionë paund.

Ky transferim është i mundur falë një klauzole lirimi të përfshirë në kontratën e tij të fundit me Chelsean, të cilën ai e nënshkroi verën e kaluar. Me atë marrëveshje, Kepa pranoi të ulte pagën e tij në mënyrë që të transferohej në formë huazimi te Bournemouth për sezonin 2024/25. Megjithatë, ajo kontratë përfshinte edhe një klauzolë lirimi relativisht të ulët – vetëm 5 milionë paund – e cila tani po shfrytëzohet nga Arsenali.

Kepa, i cili iu bashkua Chelsea-t në vitin 2018 për një shifër rekord prej mbi 70 milionë paund, nuk ka arritur kurrë të justifikojë plotësisht atë investim dhe është lëvizur mes pankinës dhe huazimeve gjatë viteve të fundit. Transferimi te Arsenali shihet si një mundësi e re për të rifilluar karrierën e tij në një skuadër me ambicie të mëdha.

Mbetet të zyrtarizohet gjithçka në ditët në vijim, ndërsa pritet që testet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës të kryhen në Londër.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker