Nezir Kraki, pjesë e listës së Guxo për zgjedhjet e 9 shkurtit

Profesori Nezir Kraki është bërë pjesë e listës së deputetëve të partisë Guxo për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Në një postim në Facebook, kryetarët e këtij subjekti politik, Donika Gërvalla dhe Faton Peci, thanë se janë krenarë që Kraki është bërë pjesë e tyre, duke e quajtur atë një intelektual dhe guximtar të pavarur.

“Nezir Kraki është profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Paris, njohës i shkëlqyer i politikës së jashtme dhe zhvillimeve në Ballkan, me një vizion të qartë për integrimin evropian të Kosovës. Përmes analizave të tij të mprehta, shkrimeve dhe paraqitjeve frymëzuese në mediat e mjediset akademike ndërkombëtare, ai është kthyer në një zë të fuqishëm të promovimit dhe ngritjes së imazhit pozitiv të shqiptarëve në botë”.

“Me Profesor Krakin në listën tonë fituese Vetëvendosje-Guxo-Alternativa, dhe profesionistë të tjerë të guximshëm, luftëtarë të pakompromis të së vërtetës, angazhimi ynë në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj do jetë i gjithanshëm dhe dinamik edhe në mandatin e dytë”, thanë Peci dhe Gërvalla në një postim në Facebook.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker