Nesër seancë e jashtëzakonshme për FSK-në

Nesër  do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar problemin e furnizimit me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri.

Tahiri në një postim në Facebook ka njoftuar se janë mbledhur 43 nënshkrime nga deputetët për këtë seancë.

“Nesër, në ora 12:00, me kërkesë të Grupit Parlamentar të AAK-së, të mbështetur nga 43 deputetë nënshkrues, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për problemin e furnizimit me ushqim për Ushtrinë e Kosovës. Propozim Rezoluta është e thjeshtë: ‘Kuvendi i Republikës së Kosovës e obligon Qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes, që me urgjencë ta zgjidhë çështjen e furnizimit me ushqim si dhe me të gjitha pajisjet tjera të nevojshme’. Nesër Kuvendi do të obligojë Qeverinë të zgjidhë këtë çështje. Për sqarim: ky draft i Rezolutës mund të plotësohet nga deputetët në seancë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker