Nesër protestë për mos ekzekutimin e pagave të mësimdhënësve në Viti

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK ) njofton se nesër (04 tetor) në ora 11:00 se për shkak të mos procesimit të pagave për punëtorët e arsimit në
Viti, kryetarët dhe kryesitë e shoqatave sindikale nga shkollat e kësaj komune protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

Ministria e Financave para dy ditësh njoftoi se Komuna e Vitisë nuk ka siguruar buxhetin e nevojshëm, andaj si “pasojë” punëtorët arsimit fillor dhe të mesëm privohen nga paga e muajit shtator.

Sipas ministrisë, përkundër që buxheti për paga ndahet asisoj që të mbulojë shpenzimin për tërë vitin, si pasojë e rasteve përmbarimore, disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave qysh tani./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker