Nesër organizohet manifestim për Ditën e Forcës, Maqedonci fton qytetarët

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me rastin e ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për ta shënuar së bashku këtë ditë.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Maqedonci ka njoftuar se ky manifestim do të organizohet më 27 nëntor dhe pritja do të filloj nga ora 10:00 deri në orën 14:00.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, nesër më datë 27 nëntor 2024 shënohet dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në këtë ditë të veçantë kam nderin që të iu ftojë të gjithëve që së bashku të shënojmë ditën e ushtrisë sonë”.“Dyert për të gjithë ju janë të hapura në të gjitha kazermat tona dhe pritja fillon nga ora 10:00 – 14:00. Ushtria është krijuar e zhvilluar nga vajzat dhe djemt tuaj të cilët me përkushtim e krenari i shërbejnë atdheut dhe popullit, prandaj edhe festa si e tillë do të jetë madhështore me pjesëmarrjen tuaj”, ka shkruar Maqedonci.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker