Nesër në Bruksel mbahet takimi i kryenegociatorëve, temat s’bëhen publike

Pas vizitës në Kosovë javën e kaluar, emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, javën e nisi në Beograd, atje ku takoi Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, e kryenegociatorin e Serbisë në dialog, Petar Petkoviq.

E menjëherë pas këtij takimi, Petkoviq tha se temat janë caktuar e që sipas tij, Asociacioni do të jetë kryefjala në Bruksel, ku i pranishëm do të jetë edhe zëvendëskryeministri njëherit kryenegociator i Kosovës, Besnik Bislimi.

Por pala kosovare, kishte thënë se me Lajcak janë dakorduar vetëm për takimin ndërkaq temat nuk i kanë përmendur.

Edhe pse për televizionin Qeveria kishte konfirmuar se ato do t’i bëjë publike gjatë ditës së mërkurë, ky institucion deri në këto momente nuk ka konfirmuar asgjë.

Ndërkohë mos transparencë Qeverinë po e kritikon opozita e cila nuk ka asnjë dyshim që Asociacioni do jetë pjesë e kryetema e takimit të së enjtes.

Ndërkohë, as Bashkimi Evropian konkretisht nuk ka treguar temat e takimit të 16 tetorit, derisa ka shpjeguar se pse drafti i asociacionit po trajtohet si dokument konfidencial.

Sipas Peter Stanos, kjo është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar.

“Propozimi i BE-së nuk është bërë publik, pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim. Ne kurrë nuk kalojmë dokumente zyrtare që diskutohen dhe presim të njëjtën gjë nga partnerët, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet”.

Për takimin e kryenegociatorit Bislimi dhe Petkoviq, Stano ka thënë se do të fokusohet në hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit dhe zbatimin e angazhimeve të palëve në dialog.

Lajmet Nesër në Bruksel mbahet takimi i kryenegociatorëve, temat s’bëhen publike >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>