Nesër Asambleja e PS/ Blendi Klosi tregon detaje nga agjenda e punimeve: Nisim përgatitjet për 2025-ën!

Në mbledhjen e Asambleja e Partise Socialiste që pritet të mbahet ditën e nesërme (11 shkurt) do të ketë riorganizim të strukturave dhe analizë të gjetjeve të bëra nga 400 anëtarët sa i takon përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi duke theksuar se pret që deri në pranverë të jetë mbyllur procesi zgjedhor brenda partisë deri në nivelet e anëtarëve të asamblesë për të nisur fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare 2025.

400 anëtarët e asamblesë janë shpërndarë në terren këto 2 muaj dhe nesër do kemi një raportim të tyre për raportimin e problematikave dhe gjetjeve në terren. Deri në pranverën e këtij viti ne duhet të kemi përbyllur vakancat që kemi brenda partisë. Punë përgatitore që PS e ka traditë para çdo provcesi zgjedhor. Presim të kemi një prezencë maksimale të anëtarëve të asamblesë.

Jemi në proces zgjedhor në PS, kemi një lëvizje statutore, zgjedhja e kryetarëve të organizatave. Do ketë një vlerësim për gjithësecilin prej tyre dhe do hyjë në një test gjatë kësaj periudhe. Do preken të gjithë nga kryetarët e organizatave e deri në të gjitha nivelet për të shkuar më pas në zgjedhjet e Asamblesë që do zhvillohen në pranverë”– u shpreh Klosi për Report Tv.

Sa i takon rezultatit që pret që PS të ketë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, Klosi tha se është ende herët për të folur për këtë pjesë, por u shpreh i sigurt në fitore, gjë e cila do t’i çonte socialistët drejt mandatit të 4-ët.

Lajmet Nesër Asambleja e PS/ Blendi Klosi tregon detaje nga agjenda e punimeve: Nisim përgatitjet për 2025-ën! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>