“Nëse fuqia e zotërve të Dibrës do të na ndihmojë”, Rama: Rruga e Arbrit pa pagesë, tuneli i Murrizit hapet në dhjetor

Kryeministri Edi Rama, në hapjen e aksit të ri rrugor Thumanë-Kashar, autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Europian, mes shumë projekteve të tjera, nuk la pa përmendur edhe Tunelin e Murrizit.

Rama tha se ky Tunel nuk është përfunduar ende për shkak të problemeve gjeologjike që janë hasur, ndërsa theksoi se Rruga e Arbrit do të jetë e aksesueshme pa pagesë.

“I kam shumë merak dibranët. Tuneli i Murrizit është fiksimi, por në luftë me gjeologjinë, prandaj i Llogarasë erdhi para për këtë shkak. Po ecim në Murriz, por nuk dua të vë afate, nuk duam të kemi befasira të gjeologjisë. Nëse fuqia e zotërve të Dibrës do të na ndihmojmë do të kemi përfundimin e tunelit brenda vitit dhe të gjithë dibranët mund të mblidhen në sofrën e madhe dibrane për Vit të Ri. Rruga e Arbërit nuk do të jetë më pagesë”, tha kryeministri.

Aksi Thumanë- Kashar, segmenti i parë i Korridorit Blu, paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier, të cilat nisin nga puna për disa javë, ndërkohë që brenda pak javëve rihapet gara për segmentin Milot – Balldren.

Të pranishëm në hapje ishin edhe ministrja Elisa Spiropali dhe Mirela Kumbaro.

Lajmet “Nëse fuqia e zotërve të Dibrës do të na ndihmojë”, Rama: Rruga e Arbrit pa pagesë, tuneli i Murrizit hapet në dhjetor >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>