Nënshkruhet marrëveshja Akademia e Manchester Cityt, zbarkon në Shqipëri

Është Manchester City, klubi që do asistojë Akademinë e Futbollit që do ngrihet në Durrës.
Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi më herët këtë nismë, gjatë fushatës në Durrës.
Rama udhëton sot në Britani, i shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako dhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, për të nënshkruar një marrëveshje me qeverinë shqiptare.
“AKADEMIA E KLUBIT TË MANCHESTER CITY DHE SHKOLLA E TIJ FUTBOLLIT PËR FËMIJËT DO TË KENË NË DURRËS KAMPUSIN E TYRE PËR RAJONIN. Sapo ka nisur kapitulli i ri i një historie miqësie e ardhmërie, në një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë tanë të paçmuar të Emirateve të Bashkuara, falë mbështetjes së të cilëve Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të CITY FOOTBALL GROUP, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguajin, Japoninë, Indinë dhe Kinën”, ka shkruar Edi Rama në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, përcjell Rahoveci.INFO.
Lajmet Nënshkruhet marrëveshja Akademia e Manchester Cityt, zbarkon në Shqipëri >> Rahoveci.INFO.