Nënkryetari i Prishtinës: Nuk janë rritur normat tatimore por ka ndryshuar vlerësimi i pronave

Nuk janë rritur normat tatimore por ka ndryshuar vlerësimi i pronave, thotë nënkryetari i Prishtinës.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë që kjo komunë nuk ka bërë rritje të normave tatimore, por vetëm e ka ndryshuar vlerësimin e pronave.

Sipas tij, një gjë e tillë ka rezultuar me rritje të faturave të tatimit në pronë.

“Komuna e Prishtinës nuk ka bërë rritje të normave tatimore. Ajo çfarë ka ndryshuar është vleresimi i pronave të Komunës së Prishtinës, vlerësim ky që bëhet nga Ministria e Financave, dhe rrjedhimisht kanë rezultuar me rritje të faturave të tatimit në prone”, ka shkruar Zogaj.

“Ne kemi kerku rivleresim nga Ministria e Financave, sidomos në këtë kohë krize”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!