Nënkoloneli gjerman, Oliver Palkowitsch, emërohet Zëvendës Atashe i Mbrojtjes në Kosovë

Në shenjë të bashkëpunimit dhe miqësisë së ngushtë ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, përfshirë në fushën ushtarake dhe të politikës së sigurisë, nënkoloneli Oliver Palkowitsch merr pozitën e sapokrijuar të Zëvendës Atasheut të Mbrojtjes në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.

Siç njofton ambasada gjermane në Prishtinë, javën e kaluar, ai u informua për detyrat e tij nga atasheu i mbrojtjes, nënkoloneli Franz-Josef Nolte, i cili ka zyrën e tij kryesore në Ambasadën Gjermane në Bosnje dhe Hercegovinë dhe prej andej kujdeset për Kosovën dhe u prezantua në udhëheqjen e Ministrisë të Mbrojtjes dhe të FSK-së.

“Akreditimi i nënkolonelit Palkowitsch është një tullë ndërtimi e mëtejshme në bashkëpunimin e fortë dypalësh dhe do ta bëjë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer që tash ekziston edhe më efektiv”.

“Ministria gjermane e Mbrojtjes dhe ajo kosovare aktualisht janë duke punuar së bashku në tri fusha kryesore të bashkëpunimit: Programi Vjetor Bilateral, Ndihma për Trajnimin Ushtarak dhe Iniciativa për Përmirësim dhe Mundësim. FSK-ja i është bashkuar Iniciativës Gjermane për Përmirësim dhe Mundësim në vitin 2019, që kur Gjermania u ka ofruar institucioneve të sigurisë në Kosovë pajisje në vlerë prej 5.8 milionë euro, duke përfshirë një fabrikë për pastrimin e ujit, dy transportues të mallrave të rrezikshme, dhjetë kostume për mbrojtjen nga bomba dhe – vetëm dje – pesë kamionë për regjimentin logjistik të FSK-së”, thuhet në komunikatë.

Ka gjithashtu plane për pajisjen e plotë të Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit të Kërkimit dhe Shpëtimit përpara fundit të këtij viti, njofton gjithashtu ambasada gjermane. 

Si pjesë e Asistencës së saj për Trajnim Ushtarak, Gjermania ofron deri në 15 vende trajnimi të financuara plotësisht për pjesëtarët e FSK-së në programe të tilla si kurse trajnimi për oficerë dhe kurse master.

Së fundi, Programi Vjetor Bilateral përbëhet nga rreth 20 aktivitete në vit, të cilat kryhen në mënyrë alternative nga Gjermania dhe Kosova. Kjo mund të përfshijë diskutime ekspertësh, seminare ose aktivitete të tjera të përbashkëta.

“Prania e një zëvendës atasheu të mbrojtjes në Prishtinë është shprehje e bashkëpunimit të intensifikuar dhe në rritje ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës. Një partneritet dhe miqësi e fortë për të cilën të dyja palët mund të jenë shumë krenare!”.

Lajmet Nënkoloneli gjerman, Oliver Palkowitsch, emërohet Zëvendës Atashe i Mbrojtjes në Kosovë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>