Në Prekaz u ndezën flakadanët në “Natën e zjarreve”

Me ndezjen e flakadanëve në “Natën e Zjarreve” sonte në Prekaz dhe koncertin në Skenderaj ka përfunduar manifestimi në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndezja e flakadanëve u bë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Njëherësh, në orën 18:00 në shtatë rajone të Kosovës janë ndezur flakadanë në kujtim të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe familjes Jashari, në 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe të familjes Jashari.

Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mposhti frikën, me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, pavarësi e demokraci, që këto ditë dhe data, e pikërisht 5, 6, 7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë.

Ndryshe, Epopeja e UÇK-së, më 5, 6 e 7 mars u shënua me aktivitete të shumta. /KP

Lajmet Në Prekaz u ndezën flakadanët në “Natën e zjarreve” >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>