Në prag të lirimit nga qelia, Gjykata e Lartë cakton datën e shqyrtimit të rekursit kundër Dritan Dajtit

4 vite pas vendimit skandaloz që hoqi dënimin me burg përjetë për vrasësin e 4 punonjësve të policisë, Dritan Dajti duke e dënuar me 25 vite heqje lirie, GJL do të shqyrtojë më 4 qershor rekursin e ish-prokurorisë së apelit për krime të rënda që kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë.

Relator i çështjes do të jetë Sandër Simoni ndërsa gjyqtar Medi Bici dhe Ilir Panda.

Në vitin 2019 disa gjyqtar të deleguar nga rrethet prishën vendimin e burgimit te perjetshem per Dajtin.

Ndaj gjyqtareve nisi nje hetim mbi dyshimet per korrupsion duke iu kontrolluar edhe banesat por me pas hetimi u pushua per mungese provash.

Per pak muaj Dritan Dajtit i perfundon denimi pasi i akuzuari per vrasjen e 4 efektiveve te forcave operacionale ka qendruar shume kohe ne paraburgim madje sipas te dhenave ka perfituar edhe nga amnistite nder vite.

Rekursin e ka depozituar Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka kërkuar nga Gjykata e Lartë të prishë vendimin e Apelit që dënon Dajtin me 25 vite burgim dhe lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, që dënon Dritan Dajtin, me burgim të përjetshëm, për 4 vrasje të policëve dhe 1 plagosje.

Në 7 Gusht 2009 në Durrës mbetën të vrarë punonjësit e Grupit të Operacioneve Speciale në Policinë e Shtetit, Fatos Xhani, 48 vjeç Altin Dizdari, 33 vjeç, Saimir Duçkollari, 32 vjeç dhe Kastriot Fesko, 40 vjeç.

Në masakrën e Durrësit mbeti i vrarë dhe Ledion Mara shoku i Dritan Dajtit.

Lajmet Në prag të lirimit nga qelia, Gjykata e Lartë cakton datën e shqyrtimit të rekursit kundër Dritan Dajtit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>