Në natën e Vitit të Ri, komuna e Malishevës i dhuroi 5 banesa për familje në nevojë

Komuna e Malishevës sot i ka dhuruar çelësat e pesë banesave për pesë familje në nevojë

Në lidhje me këtë, kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati, është shprehur se s’ka krenari më të madhe se sa në ditë festive t’i gëzojnë pesë familje, duke iu siguruar atyre kushte optimal për të jetuar.

“Me plotë emocion e lot gëzimi në këtë natë të Vitit të Ri, sot i bëmë me shtëpi banimi 5 familje, që u përkasin kategorive me kushte të rënda ekonomike e sociale”, është shprehur Kastrati.

Tutje, ai iu ka uruar familjeve përfituese jetë të qetë në banesat e ndara nga ana e komunës.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!