“Në makinë kishim një flamur shqiptar, na goditën një grup personash”, flasin shqiptarët e dhunuar në Mal të Zi: Të zbardhet ngjarja!

Flasin shqiptarët e dhunuar nga një grup personash në Mal të Zi, ngjarje e cila një ditë më parë tronditi opinionin publik.

Tre shqiptarët e dhunuar janë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi. Ata kanë qenë duke udhëtuar me një automjet me targa gjermane kur janë goditur nga 8 persona pranë Herceg Novit në Mal të Zi.

Një nga të dhunuarit ka rrëfyer se ata sapo kishin zbritur nga trageti dhe po i afroheshin qytetit Herceg Novi kur janë sulmuar nga disa persona.

Tre shqiptarët udhëtonin me një automjet me targa gjermane. Shkak për ngjarjen, siç shprehet njëri prej tyre, mund të ketë qenë flamuri shqiptar që ndodhej brenda automjetit.

Ata i bëjnë thirrje autoriteteve të Malit të Zi të zbardhin ngjarjen. Ndërsa shprehin mirënjohje për ambasadën e policinë shqiptare dhe reagimin e shpejtë të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla të cilët iu ofruan ndihmë të lënduarve dhe vunë në lëvizje institucionet ligjzbatuese malazeze.

Dëshmia e plotë:

“Ne ishim ulur nga trageti dhe morëm makinën tonë. Vijuam rrugën pa probleme deri në qytetin e Malit të Zi Herceg Novi. Aty për një moment ndaluam sepse kishim një problem me makinën. Sapo kemi ndaluar një grup personash kanë ardhur dhe kanë goditur automjetin në të cilin ndodheshin. Dolëm jashtë sepse nuk po kuptonim çfarë po ndodhte dhe na goditën edhe ne duke na dhunuar fizikisht pa asnjë shkak dhe pa asnjë arsye.

Ne ishim duke komunikuar më zë fare të ulët brenda makinës dhe nuk kishte asnjë shkak, asnjë provokim nga ana jonë. Sapo dolëm nga makina na goditën edhe ne dhe më pas u larguan. Unë në automjet kam një flamur shqiptar në pasqyrë, është një flamur i vogël. Nuk e di nëse është kjo arsyeja pasi automjeti është me targa gjermane dhe jo shqiptare.

Ne kemi dhënë deklarimet tona për policinë malazeze pasi nuk kishte asnjë arsye për të na dhunuar në atë mënyrë. Kemi marrë disa mjekime në një spital të Malit të Zi dhe pas deklarimeve kemi ardhur me dëshirë drejt Shqipërisë.

Unë dua të falenderoj shumë shtetin shqiptar. Kam një falenderim për ministrin e Brendshëm Taulant Balla i cili na ka mbështetur shumë. Po ashtu falenderoj Ambasadën shqiptare në Malin e Zi e cila na ka mbështetur në çdo moment, policinë shqiptare që na u gjend afër dhe na shoqëroi si dhe spitalin e Shkodrës për gatishmërinë. Ajo që ne kemi kërkuar është që të zbardhet ngjarja dhe autorët të vihen përpara përgjegjësisë.”

Lajmet “Në makinë kishim një flamur shqiptar, na goditën një grup personash”, flasin shqiptarët e dhunuar në Mal të Zi: Të zbardhet ngjarja! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>