Në Kosovë mbi 18 mijë aksidente në 2022-tën në Kosovë, mbi 13 mijë të lënduar e 98 të vdekur

Mbi 18 mijë aksidente në 2022-tën në Kosovë, mbi 13 mijë të lënduar e 98 të vdekur.

Infrastruktura rrugore, pakujdesia si drejtues të automjeteve por shpesh herë edhe mospërshtatja me rregullat e trafikut kanë ndikuar që nga viti në vit në Kosovë të ketë numër të lartë të aksidenteve.
Aksidente me dëme materiale, me të lënduar e deri tek ata që morën jetë janë raportuar vazhdimisht gjatë vitit 2022.

Madje nga viti në vit në Kosovë janë shqetësuese shifrat e aksidenteve që ndodhën në rrugët e vendit.

Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar për lajmi se gjatë vitit 2022, deri në muajin nëntor janë regjistruar 18 mijë e 886 aksidente trafiku.

Si shkak i këtyre aksidenteve shumë qytetarë mbetën të lënduar.

Numri i aksidenteve me të lënduar brenda periudhës janar-nëntor 2022 ishte 7 mijë e 45 aksidente.

Nga këto aksidente u lënduan gjithsej 13 mijë e 369 persona.

Përpos kësaj, aksidentet e rënda në trafik qenë shkaktar edhe të humbjes së jetës së shumë qytetarëve.

Nga Policia është bërë e ditur se gjatë periudhës janar-nëntor 2022 jetën humbën 98 persona nga gjithsej 87 aksidente me fatalitet.

Në kuadër të mbi 18 mijë aksidenteve trafiku që ndodhën brenda 2022, ishin edhe 11 mijë e 754 aksidente me dëme materiale.

Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës ka vazhduar me shqiptimin e gjobave për drejtuesit e automjeteve të cilat kanë thyer rregullat e ndryshme në trafik, e si shkak edhe nuk i janë përshtatur shpesh herë vozitjes.

Në përgjigjen e policisë u theksua se në vitin që lamë pas janë shqiptuar gjithsej 602 mijë e 858 tiketa trafiku.

Të ngjashme ishin shifrat edhe për aksidentet e ndodhura në vitin 2021.

Në periudhën janar-nëntor 2021 në Kosovë janë raportuar gjithsej 19 mijë e 212 aksidente.

Si shkak i këtyre aksidenteve patën humbur jetën 102 persona nga gjithsej 91 aksidente fatale.

Në këtë periudhë vjetore nga Policia e Kosovës janë raportuar gjithsej 6 mijë e 918 aksidente me të lënduar, ku të lënduar mbetën 13 mijë e 290 qytetarë.

Nga mbi 19 mijë aksidente trafiku gjithsej, në total ishin gjithsej 12 mijë e 203 aksidente me dëme materiale.

Policia e Kosovës këtë kohë pati shqiptuar gjithsej 435 mijë e 162 tiketa për drejtuesit e automjeteve në trafik.

Nga institucionet e sigurisë në vend vazhdimisht është bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik, në mënyrë që të anashkalohen aksidentet në numër të lartë të cilat në të shumë shpesh përfundojnë me fatalitet.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!