Në Këshillin e Sigurimit u diskutua për bombardimin e NATO-s, SHBA përplaset me Rusinë

Rusia dhe Kina kanë diskutuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit për bombardimin e Jugosllavisë nga NATO në vitin 1999, ndonëse kërkesa e tyre për seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me këtë çështje nuk ishte aprovuar.

Ambasadori i Rusisë dhe ai i Kinës kanë qenë në të njëjtën linjë teksa kanë folur për vendimin e NATO-s për të bombarduar Jugosllavinë.

Vasily Nebenzia ka thënë se NATO “ka kryer agresion të paligjshëm kundër një vendi sovran nën pretekst të rremë”, ndërkohë përfaqësuesi i Kinës në Këshill të sigurimit e ka quajtur si “luftë të paligjshme”.

Ndaj këtyre qëndrimeve të Rusisë dhe Kinës ka qenë përfaqësuesi i SHBA-së, zv.ambasadori Robert Wood, i cili ka thënë se veprimet e NATO-s në vitin 1999 kanë qenë të nevojshme dhe legjitime për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë dhe se SHBA s’ka asgjë për të fshehur në përkrahjen e bombardimit të Jugosllavisë më 1999.

Ai tutje ka kritikuar Rusinë se po synon t’i shfrytëzojë për kampanjë propaganduese, ngjarjet që kanë ndodhur në vitet e 90-ta.

Ambasadori i Francës në OKB, Nicolas de Riviere ka kërkuar që një diskutim i tillë të ndërpritet duke bërë thirrje që “historia t’iu lihet historianëve”.

Fjalën në diskutim e ka marrë edhe përfaqësuesi i Sllovenisë, duke kujtuar për vrasjet dhe krimet kundër civilëve të ndodhura 25 vite më parë.

Propozimi i Rusisë për të diskutuar bombardimin e Jugosllavisë u mbështet vetëm nga tre anëtarë të Këshillit të Sigurimit, ndërsa 12 të tjerët abstenuan.

Lajmet Në Këshillin e Sigurimit u diskutua për bombardimin e NATO-s, SHBA përplaset me Rusinë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>