Në autostradën Prishtinë-Pejë kolonë kilometërshe e automjeteve

Kolonë kilometërshe e automjeteve në autostradën Prishtinë-Pejë.

Rrugët kryesore të Prishtinës thuajse janë të bllokuara nga të gjtiha anët si pasojë e numrit të madh të automjeteve.

Në prag të festës së Vitit të Ri dhe organizimeve të ndryshme, rrugët e kryeqytetit vazhdojnë të jenë të ngarkuara.

Megjithatë, jo vetëm brenda zonës së qytetit ka tollovi të mëdha në trafik. Edhe rrugët nacionale në dalje të Prishtinës janë shumë të ngarkuara, e sidomos ajo në drejtim të Fushë Kosovës.

Siç njofton Hanife Osmani, gazetare e RTK-së, kolona disa kilometërshe është krijuar në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë në drejtim të Pejës.

Në videon që gazetarja Osmani ka realizuar, shihet kolona e gjatë e automjeteve, të mbetura në trafik, pikërisht në pjesën e autostradës.

Me organizimet e ndryshme kryesisht në qendër të Prishtinës, kryeqyteti është shndërruar në vend pak më shumë atraktiv edhe për qytetarët e komunave të tjera.

Për shkak edhe të motit të favorshëm, kjo ka bërë që një numër i madh i tyre të vijnë në mbrëmje për të kaluar disa orë nën tingujt e muzikës në sheshe dhe me pijet e ngrohta qëshërbehen

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!