Ndryshimet në qeveri, Boçi akuzon Ramën: Krijoi superministrinë për të blerë votat

Për opozitën, krijimi i një ministrie ku përfshihet ekonomia, inovacioni e kultura me ministër Blendi Gonxhen. është një veprim politik pas të cilit fshihen qëllime korruptive.

Nënkryetari i Rithemelimit, të drejtuar nga Sali Berisha, Luçiano Boçi, ka theksuar se superministritë në prag zgjedhjesh paralajmërojnë se qeveria po përgatitet për të blerë votën e qytetarëve shqiptarë.

“Me synime korruptive për të ua dhënë superministritë, njerëzve më të afërt, shërbyesit më të mirë, më të devotshëm në korrupsionin e tij, por dhe në pastrimin e këtij korrupsioni. Sikurse janë ministri që lindin gjithmonë kur afrohen situata zgjedhore. Një pushtet ekonomik i vënë në duar të njerëzve të tillë do të thotë, shfrytëzim i të ardhurave ekonomike për të manipuluar proceset zgjedhore”, tha Boçi.

Në raport me aksionin e opozitësm Boçi konfirmoi se po hidhen hapa për bashkimin e PD, gjithnjë me kryetar sipas tij Sali Berishën.

Është kryetar i PD, është iniciues kryesor i bashkimit dhe përderisa është drejtuesi kryesor është pjesë e procesit të bashkimit të PD”, tha Boçi.

Por ndryshe nga Berisha, ftesën për bashkim Luçiano Boçi ia drejtoi edhe Lulzim Bashës.

Basha është deputet dhe në momentin që do të fillojë të bëjë opozitë dhe do e dëshmojë këtë me aksion opozitar, me bashkim me PD, ai gjithmonë është i ftuar”, tha ai.

Deri më tani një bashkëpunim mes Sali Berishës e Lulzim Bashës duket i pamundur për shkak të akuzave të ashpra që dy politikanët ende i drejtojnë njëri-tjetrit.

Lajmet Ndryshimet në qeveri, Boçi akuzon Ramën: Krijoi superministrinë për të blerë votat >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>